Sport

LM “Oran 2022”/ Paraqitje zhgënjyese nga Bakraçi


Atletja kosovare, Gresa Bakraçi, u rendit në vendin e parafundit në vrapimin 1500 metra në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Bakraçi kishte udhëtuar në Oran me shpresa për ndonjë sukses, megjithatë ajo nuk arriti më shumë se vendi i 10-të nga 11 garuese në total.

Atletja nga Kosova e arriti këtë vend me kohë prej 4:27.76 minuta, kohë kjo që nuk arriti ta thyejë as rekordin personal që mban prej 4:20.56 minuta.

Vrapimin në 1500 metra në mbrëmjen e së dielës (me kohën tonë lokale) e fitoi francezja, Aurore Fleury me kohë prej 4:13.03 minuta, ndërsa e dyta doli garuesja nga Italia, Federica Del Buono me kohë 4:13.09 minuta.

Ndërkohë medalja e bronztë i takon italianes tjetër, Ludovica Cavalli. Koha e saj ishte 4:13.37 minuta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore