Përballje

Llapi dhe Gjilani ndajnë pikët


Një nga ndeshjet më të luftuara pa gola u zhvillua sot në Merdare, mes Llapit dhe Gjilanit.

Dy skuadrat vinin në këtë ndeshje në formë shumë të mirë, duke kërkuar fitoren dhe vazhdimësinë në kampionat.

Mirëpo, ndeshja nuk prodhoi fitues.

Si pjesa e parë, ashtu edhe dyta, kishte shumë dinamik dhe raste.

Por, asnjëra nga skuadrat nuk arriti ta tund rrjetën, duke bërë që kështu ndeshja të përfundojë me rezultat të barabartë.

Kjo ishte ndeshja e 30-të mes dy klubeve, dhe ishte hera e parë që të dyja këto skuadra dështuan të shënojnë në një ndeshje kundër njëra-tjetrës.

Barazimi për Gjilanin do të thotë humbje e vendit të parë.

Skuadra e Ismet Munishit mbetet e dyta, me 29 pikë, një më pak se Ballkani që udhëheq në BKT Superligën e Kosovës.

Llapi në anën tjetër, përkundër barazimit, ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me 25 pikë, aq sa ka Drita.

Pikërisht gjilanasit mbyllin nesër këtë javë, me ndeshjen si vendas i Dukagjinit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore