Përballje

Llapi dhe Ballkani kalojnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës


Tre nga katër ndeshjet e para të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës kanë përfunduar dhe ishin interesante.

Llapi ka mposhtur Lirinë me vështirësi me rezultat 3:2 për të kaluar në çerekfinale

Liria ishin skuadra e parë që shënuan me anë të Liridon Fetahajt në minutën e 18-të.

Por, pas vetëm tre minutave, kapiteni i llapjanëve Kushtrim Shabani shënoi në minutën e 21-të për të barazuar rezultatin.

Epërsinë e parë, Llapit në këtë sfidë ia dha Francisco Rivera me një gol spektakolar nga gjysma e fushës, i cili shënoi pak para përfundimit të pjesës së parë.

Llapi e nisi mirë pjesën e dytë, kur vetëm pas dy minutash lojë Drilon Fazliu realizoi për të dyfishuar epërsinë.

Pak para përfundimit të ndeshjes vendasit realizuan edhe golin e dytë, por që Llapi arriti ta menaxhoj mirë rezultatin dhe kaloi tutje në çerekfinale.

Ballkani ka fituar po ashtu, duke mposhtur skuadrën nga liga e parë A&N me rezultat të 2:0.

Pasi pjesa e parë përfundoi pa gola, Ballkani në fund të ndeshjes realizoi dy gola për të kaluar tutje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore