Stil

Liza Minnelli “u sabotua” në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Oscar si një “invalide”


Lady Gaga dhe Liza Minnelli

Një bashkëpunëtor i Liza Minnelli-t pretendon se kjo e fundit u detyrua të shfaqej kundër vullnetit të saj në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Oscars muajin e kaluar, sa iu desh të ulej në një karrige me rrota.

Michael Feinstein, këngëtar, pianist dhe mik i Minnelli-t, ka thënë se paraqitja e saj në fund të ceremonisë, në të cilën ajo dha Çmimin për Fotografinë më të mirë së bashku me Lady Gaga, e la atë “shumë të zhgënjyer”.

“Minnelli pranoi të shfaqej në Oscar vetëm nëse do të ishte në karrigen e regjisorit, sepse ajo ka pasur probleme me shpinën”, tha Feinstein të martën, duke folur në shfaqjen Jess Cagle të SiriusXM, përcjell Albanian Post.

“Unë nuk dua që njerëzit të më shohin duke çaluar atje. E dini, unë dua të dukem mirë. Nuk dua që njerëzit të shqetësohen për mua”, ka thënë ajo.

Lady Gaga dhe Liza Minnelli

Kjo përçarje i kishte “tronditur” organizatorët, pohoi Feinstein, duke i bërë ata të ndryshonin papritur planin për Minnelli-n.

Sipas Feinstein, një menaxher i skenës e informoi artisten vetëm disa minuta përpara daljes së saj se ajo do të ulej në një karrige me rrota dhe jo në një karrige regjisori.

“Ajo ishte nervoze”, tha Feinstein, “dhe kjo e bëri atë të dukej sikur nuk ishte jashtë saj. A mund ta imagjinoni që papritur të detyroheni të shiheni nga miliona njerëz ashtu siç nuk dëshironi të dukeni? Kjo i ndodhi asaj!”

Në fillim të këtij viti, mes Feinstein dhe Minnelli pati një bashkëpunim, për albumin e fundit të Feinstein, “Gershwin Country”.

Dorëzimi i Çmimit për Filmin më të mirë nga Minnelli dhe Gaga për Coda-n, përmbyllën ceremoninë kaotike të “Oscars 2022”, duke lënë në hije episodin e një orë më parë, kur Will Smith goditi prezantuesin Chris Rock në skenë.

Gaga dhe Minnelli fituan vlerësime nga audienca dhe kritikët për kthesën e tyre të ngrohtë dhe bashkëpunuese.

Dyshja kanë qenë të afërta për më shumë se një dekadë dhe muajin e kaluar, ish-publicisti i Minnelli-t, Scott Gorenstein, për revistën “People” tha se paraqitja e tyre në Oscar ishte me kërkesë të drejtpërdrejtë të Gaga-s.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore