Sport

Liverpool synon transferimin e futbollistit të talentuar të Empoli-t


Tommaso Baldanzi është një futbollist 19-vjeçar që po shkëlqen me fanellën e klubit italian, Empoli-t.

Mesfushori qendror shënoi katër gola në 15 paraqitje në Serie A, derisa flitet që shumë klube të mëdha evropiane kanë shprehur interesim për të.

Në mesin e tyre është edhe skuadra e Liverpool-it, të cilët kërkojnë ta blejnë Baldanzi-n në verën e ardhshme.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Angli, drejtuesit e klubit anglez pritet që të takohen me agjentët e futbollistit, për të parë nëse do të mund të bëjnë një ujdi për mesfushorin italian.

Në anën tjetër, edhe skuadra e Napolit ka shfaqur interesim për mesfushorin 19-vjeçar.

Mediat në Itali raportojnë që Baldanzi pëlqehet shumë nga trajneri i napolitanëve, Luciano Spalletti.

Mbetet të shihet se cila do të jetë dëshira e futbollistit të talentuar nga Italia.

Kujtojmë që ai doli nga akademia e Empolit, derisa ekipit të parë iu bashkua në verën e kaluar.

Baldanzi gjithashtu ka qenë pjesë e grupmoshave të reja te kombëtarja e Italisë me U17, U18 dhe U19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore