Pak para AFCON, Kupës Afrikane, Liverpool-i është lidhur me shumë futbollistë që mund të zevëndësojnë Salah dhe Mane, që do të jenë të angazhuar me shtetet e tyre.
Dhe, tani, emri i fundit i përmendur nga mediat është Luis Diaz i Porto-s.
Që nga vera e kaluar, Liverpool është lidhur me shumë sulmues.
Klubi e ka ditur për disa vite që Mohamed Salah dhe Sadio Mane do të jenë larg klubit për dy muaj kur të jenë me shtet e tyre në AFCON.
Dhe, pikërisht kjo i shokoi shumë tifozët kur Liverpool-i nuk transferoi asnjë sulmues gjatë verës.
Sipas Duncan Castles, Liverpool ka në krye të listës së krishtlindjeve, Luis Diaz-in.
“Liverpool-i ka një buxhet të mirë dhe po kërkojnë një qendër sulmues”, shkruan Castles.
Sipas tij, ata janë të gatshëm dhe kërkojnë që sulmuesin ta sjellin qysh në muajin janar.
Problemi është te Porto, që është shumë skeptike kur vjen te shitja e futbollistëve në muajin janar.
Kjo do të thotë se e vetmja mënyrë që Liverpool do të sigurojë shërbimet e Diaz, është nëse paguan klazuolën e lirimit të tij.
Ndryshe, ata po shqyrtojnë edhe alternativa tjera, emrat e të cilëve nuk janë ende të njohura për publikun.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Laçi “deh” dy mbrojtës dhe portierin, për golin e parë në Champions në karrierë
-
Interesimi nga Real Madrid, Rodri: Kam edhe tre vite me Man City-n
-
Jamal Musiala, ëndrra e radhës e Florentino Perez-it
-
Prokuroria kërkon informata nga Policia, pasi Agim Ademi i kërcënoi lojtarët se “do ua thyej këmbët”
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi