Sport

Liverpool kërkon të huazojë Camavinga-n nga Real Madrid-i


Liverpool thuhet se dëshiron të arrijë marrëveshje me Eduardo Camavinga-n në huazim nga Real Madrid-i.

Transferimi prej 34 milionë funtesh i francezit po kthehet shpejt në një makth, pavarësisht se fillimisht bëri një fillim premtues për Los Blancos.

Camavinga ka qenë i ngrirë nën drejtimin e Carlo Ancelott-it gjatë javëve të fundit dhe tani spekulimet po pretendojnë se ai mund të kërkojë një fillim të ri.

Camavinga ka mbetur shumë i zhgënjyer pasi ka luajtur vetëm 90 minuta në dy raste në La Liga deri më tani.

Sidoqoftë, Jurgen Klopp dyshohet se po kërkon ta përforcojë mesfushën e tij duke u përpjekur ta marrë francezin në Liverpool në formë huazimi.

Mbetet për t’u parë se sa do të kërkonte Real Madridi për të huazuar adoleshentin e tyre të talentuar.

Ose nëse Ancelotti do të lejonte që Camavinga të shkonte te “The Reds” që ndjekin titullin e Premier League.

Pavarësisht se ai nuk po inkuadrohet në lojë te madrilenët, vlera e tij thuhet të jetë ende rreth 49.5 milion funte.

Dhe ai gjithashtu mbetet nën kontratë deri në vitin 2027 pasi kishte shkruar një marrëveshje gjashtëvjeçare në gusht.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore