Lajme

LIVE: Debati për Trustin – opozita pro, qeveria kundër


Kuvendi i Kosoves

Opozita e Kosovës ka propozuar një nisëm legjislative e cila do të mundësonte që qytetarët, ata që duan, të tërhiqnin 30 për qind nga shuma e përgjithshme nga Trusti Pensional i tyre.

Nisma ka ardhur pas nënshkrimeve të grumbulluara nga qytetarët e Kosovës.

Derisa shefat e grupeve parlamentare opozitare janë shprehur pro votimit të kësaj nisme, si lëvizja e domosdoshme për t’iu ndihmuar qytetarëve të përballojnë rritjen e çmimeve dhe inflacionit.

Qeveria në anën tjetër thotë se çfarë po kërkon opozita është çfarë kishte bërë Serbia dikur, që është “shkatërrimi i Trustit pensional”.

Ndryshe nga pozicionet e ngurta pozitë opozitë, është shprehur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

Ai fillimisht tha se “distancohet nga fjalimi i deputeti Armend Muja, i cili foli ne emër të grupit parlamentar” dhe më pas deklaroi se mund të propozohen dy variante sa i përket tërheqjes së pjesë së trustit pensional.

“Pwr shembull, në rastet kur nevojiten paratë për raste shëndetësore të lejohen të tërhiqen mjetet. Për një kontributdhënës më e rëndësishme është të marr këto mjete që të shërohet. Tjetra, është që të mund të tërheqin mjetet, ta kalojnë një periudhë të vështirë dhe më pas ato të kthehen në një afat 10 vjeçar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore