Lista Serbe takohet me Gjuriç-in e Petkoviç-in në Serbi, diskutohet situata politike dhe e sigurisë në Kosovë
Përfaqësuesit e Listës Serbe, të premten, në Serbi kanë takuar ministrin e Punëve të Jashtme, Marko Gjuriç dhe të ashtuquajturin drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.
Siç raportojnë mediat serbe tema e takimit ka qenë situata politike dhe e sigurisë në Kosovë.
Sipas mediumit serb me seli në Kosovë, Kosovo Online, përfaqësuesit e Listës Serbe i kanë raportuar Gjuriç-it e Petkoviç-it “për të gjitha sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet populli serb”.
Në anën tjetër kryediplomati serb pas takimit ka theksuar se të gjitha kapacitetet e diplomacisë serbe do të vihen në shërbim “të luftës për mbrojtjen e interesave serbe në Kosovë”.
“Ne do ta kthejmë secilën zyrë tonë diplomatike dhe konsullore në një lloj zyre të vogël për Kosovën, sepse të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se çfarë po ndodh dhe me çka po përballen çdo ditë njerëzit tanë në Kosovë”, ka shkruar ai në platformën sociale, X.
Sipas Gjuriç konkluzioni i përbashkët që u arrit në takim me përfaqësuesit e Listës Serbe është se “forca e unitetit serb ka qenë gjithmonë dhe do të jetë mburoja më e fortë dhe përgjigja më e zëshme për të gjithë ata që mendojnë se mund ta shuajnë shkëndijën e ekzistencës serbe dhe emrin e mbiemrin serb në zonën e Kosovës”
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti në Bruksel kërkon që të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës
-
Von der Leyen pret liderët e BP-së: Të gjashtë vendet i përkasin Evropës
-
PSD: Kurti dhe Sveçla janë bashkëpunëtorë të Vuçiç-it sipas kritereve që kanë vendosur për Urën e Ibrit
-
Fidan: Të kesh marrëdhënie vëllazërore me Kosovën është obligimi ynë historik
Lajmet kryesore
-
Në një Shtet ku Ligji Humb Midis Fushës dhe Korrupsionit: Komedia e Errët e Futbollit të Kosovës
-
Von der Leyen pret liderët e BP-së: Të gjashtë vendet i përkasin Evropës
-
Shkon në 37 numri i viktimave nga vala e dytë e shpërthimeve në Liban
-
Kurti në Bruksel kërkon që të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës