Sport

Lista e ngushtë e Topit të Artë, Messi dhe Ronaldo jashtë për herë të parë në 21 vite


Lionel Messi - Cristiano Ronaldo

Tashmë janë zbuluar 30 emrat që do të garojnë për trofeun më prestigjoz individual në futboll, Topin e Artë 2024. Në listë, mungojnë emrat e dy fituesve absolut Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Dhe, kjo ndodh për herë të parë në 21 vitet e fundit.

Messi fitoi çmimin e “France Football” për të tetën herë vitin e kaluar, pas heroizmave të tij në drejtimin e Argjentinës drejt fitores së tretë të Kupës së Botës në Katar.

Por edhe pse ai fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën këtë verë, ylli i Inter Miamit, Messi nuk është nominuar për çmimin e vitit 2024.

Rivali i tij i madh Ronaldo gjithashtu është lënë jashtë, pavarësisht se shënoi 44 gola në të gjitha garat për Al Nassr sezonin e kaluar.

Është hera e parë që nga viti 2003 që as Ronaldo dhe as Messi nuk janë nominuar për këtë çmim.

Ylli i Manchester City-t, Kevin de Bruyne është gjithashtu një mungesë e madhe në listë, pavarësisht se ka ndihmuar skuadrën e Pep Guardiola-s të fitojë një titull të katërt radhazi në Premier League sezonin e kaluar.

Lojtarët e tjerë që nuk arritën të ishin pjesë e listës së ngushtë janë super talenti i Bayern Munich-ut, Jamal Musiala dhe yjet e Liverpool-it, Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk.

Dyshja e Real Madrid-it, Vinicius Jr dhe Jude Bellingham, janë përfshirë të dy dhe janë ndër favoritët për të fituar pasi luajtën një rol integral në fitimin e La Liga-s dhe Champions League sezonin e kaluar të klubit.

Mesfushori i Manchester City-t dhe i Spanjës, Rodri është një pretendent pas një viti të madh ku ai ndihmoi klubin e tij të fitonte titullin në Premier League.

Rodri e ndoqi atë duke udhëhequr Spanjën drejt një triumfi në Euro 2024 në Gjermani.

Lojtarë të tjerë të përfshirë, por me shumë më pak shanse për ta fituar trofeun janë yjet si Kylian Mbappe, Granit Xhaka, Dani Carvajal apo dhe Nico Williams.

100 gazetarë nga e gjithë bota janë përgjegjës për votat, duke marrë parasysh “performancën individuale, vendosmërinë dhe impresionimin”, “performancën kolektive dhe historikun” dhe “klasin dhe lojën e ndershme”.

Fituesi do të shpallet më 28 tetor në një ceremoni të veçantë në “Theatre du Chatelet” në Paris.

Lista e plotë për çmimet e Topit të Artë për meshkuj:

Antonio Rudiger – Real Madrid

Kylian Mbappe – Real Madrid

Lautaro Martinez – Inter

Ademola Lookman – Atalanta

Alejandro Grimaldo – Bayer Leverkusen

Dani Carvajal – Real Madrid

William Saliba – Arsenal

Lamine Yamal – Barcelona

Bukayo Saka – Arsenal

Hakan Calhanoglu – Inter

Rodri – Man City

Declan Rice – Arsenal

Harry Kane – Bayern Munich

Cole Palmer – Chelsea

Vitinha – PSG

Vinicius Jr – Real Madrid

Martin Odegaard – Arsenal

Dani Olmo – Barcelona

Florian Wirtz – Bayer Leverkusen

Mats Hummels – Roma

Erling Haaland – Man City

Nicolas Williams – Athletic Bilbao

Granit Xhaka – Bayer Leverkusen

Artem Dovbik – Roma

Toni Kroos – Real Madrid

Jude Bellingham – Real Madrid

Phil Foden – Man City

Ruben Dias – Man City

Federico Valverde – Real Madrid

Emiliano Martinez – Aston VIlla

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore