Barrikada, e cila ndodhej dy kilometra larg pikës kufitare në Merdare, në territorin e Serbisë, është hequr mëngjesin e së enjtes.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim.
“Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”, thuhet në komunikatë.
Më 27 dhjetor, pika kufitare në Merdare u mbyll nga Policia e Kosovës pasi një grup serbësh në Serbi kishin bllokuar rrugën për në kufi.
Edhe nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar është konfirmuar lajmi.
“Pasi që janë larguar barikadat e vendosura me datë: 27.12.2022, në kilometrin e dytë nga Pikë Kalimi Kufitar “Merdare” në brendësi të territorit të Republikës së Serbisë, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë, se Pikë Kalimi Kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim është kthyer në normalitetit të plotë”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre.
Të enjten është paralajmëruar edhe largimi i barrikadave nga rrugët e pjesës veriore të Kosovës.
Lajmi për largimin e barrikadave është bërë i ditur më 28 dhjetor, pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç takoi përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.
Për mbi 20 ditë 16 barrikada në veri të Kosovës bllokuan akse nyje të lidhjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Lirimi i Dejan Pantiç dhe dërgimi i tij në arrest shtëpie si masë e zbutur nga ajo e paraburgimit, ishte edhe ngjarja e ditës, e cila e parapriu vendimin e Vuçiçit për të larguar barrikadat.
Nga Rashka, ku zhvilloi takim me përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës, ai tha se tashmë i kanë të gjitha garancitë që kanë kërkuar, derisa për cilësimin e barrikadave si mjet paqësor nga ndërkombëtarët tha se ka bërë “luftë gjithë natën”.
Gjithashtu, Vuçiç përmendi edhe faktin se kanë siguruar lirimin e Dejan Pantiç-it dhe se shkuarja e tij në shtëpi te familja “përbën fitore simbolike”.
Kjo krizë kishte bllokuar edhe dialogun në Bruksel, i cili u duk se po futej në një fazë përfundimtare me propozimin franko-gjerman.
Në Veri, forca patrulluese ka qenë KFOR-i, derisa policia e Kosovës nuk kishte mundësi të lëvizë vetë në vende të ndryshme pa asistencën e KFOR-it.
Për pasojë edhe një grup policësh mbetën të bllokuar në pikat kufitare në Veri për 14 ditë, derisa KFOR dhe EULEX ndihmuan zëvendësimin e tyre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
11 milionë euro i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit nga marrëveshjet e nënshkruara nga MASHT-i dhe MSH-ja
-
I vunë tritol në banesë, KLGJ i cakton 6 muaj mbrojtje gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Turqia shpreh mbështetje për Rutte si shef i NATO-s
-
Turqia do të refuzojë gazin rus në favor të atij amerikan
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon 20 milionë turistë vjetorë brenda 2030-ës, premton pagat më të mira në rajon për industrinë
-
I vunë tritol në banesë, KLGJ i cakton 6 muaj mbrojtje gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Blinken ka ‘shpresë’ se Hamasi do të pranojë marrëveshjen ‘jashtëzakonisht bujare’ të Gazës
-
Kurti kërkon nga Scholzi “mbështetje të palëkundur” në Këshillin e Evropës