Shqipëria

Lirohet nga qelia shefi i Logjistikës së burgut 313


Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka liruar nga qelia Florian Ahmetajn, shef i Logjistikës së burgut 313. Ky i fundit ka qenë i arrestuar për korrupsion.

Më herët e njëjta gjykatë liroi nga burgu edhe ish-drejtorin e burgut Eduart Struga dhe biznesmenin Ervin Kurtulla.

Sipas SPAK-ut, drejtori dhe vartësi i tij, i kanë marrë përfaqësuesit të subjektit brenda institucionit të vuajtjes së dënimit, Kurtulla, rreth 550 mijë lekë në këmbim të favoreve, për t’i dhënë leje që të fuste një dyqan në ambientet e burgut.

Disa javë më parë SPAK, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen. Ndërkohë që tre të pandehurit, do të gjykohen në gjendje të lirë.

Hetimet e kësaj çështjeje kanë nisur në muajin mars të vitit 2020-të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore