Kosova

Lirohet Arsenijeviç, dënohet për prishje të rendit dhe qetësisë publike


Qytetaret duke kerkuar lirimin e Aleksander Arsenijevic

Lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandër Arenijeviç, është liruar pasi që u arrestua disa orë më parë, për shkak se fishkëlleu për ët kundërshtuar vizitën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Veri të vendit.

Arsenijeviç është liruar së bashku me nënkryetarin e Demokracisë Serbe, Ivan Orloviç – të dy janë dënuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Menjëherë pas arrestimit të dy politikanëve serbë, “Kossev” raporton se një grup i vogël qytetarësh dhe aktivistë civilë, u mblodhën para stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, ku kanë pritur lirimin e tyre.

Kurti të martën qëndroi për vizitë në Veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Fillimisht ai vendosi gurthemelin e një stacioni policor në Leshak të Leposaviqit dhe më pas shkoi në një restorant në Mitrovicë të Veriut – i hapur së fundmi, për të përfunduar në takim me Kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Përgjatë kohës sa Kurti po qëndronte në Mitrovicë të Veriut, politikani serb nga Veriu, Aleksandër Arsenijeviç, fishkëlleu si shenjë revolte për vizitën e Kurtit në atë pjesë të vendit.

Pas këtij veprimi, politikani serb është arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi i tij ka nxitur reagime të shumta nga shoqëria civile në Kosovë, duke e konsideruar si të papranueshëm një veprim të tillë nga ana e autoriteteve të rendit.

Arrestimi i Arsenijeviç-it, Kurti: Kush ka vërejtje ndaj Policisë të ankohet tek Inspektorati

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore