Vende

Liqeni i Bovillës, destinacioni më i ri


Liqeni i Bovillës është një ndër ato bukuritë natyrore që duhet të vizitohen patjetër nga turistët. Shumë pranë Tiranës, ofron më tepër se sa ujë të pastër dhe një pamje qetësuese. Në rrethinat e saj ndodhen dhe shumë pika të cilat mund të vizitohen në bazë të natyrës tuaj.

Liqeni përfshin sipërfaqen prej 4.6 km, me thellësi nga 18m deri në 53m. Zona e Bovillës përshkohet nga bukuri natyrore përrallore, kurse nga uji i këtij liqeni, që ka shtrirje në dy Komuna, të Tiranës dhe atë të Krujës, furnizohen me ujë të pijshëm një pjesë e konsiderueshme e banorëve të Tiranës.

Nga çdo lartësi të maleve të sipërcekura, Liqeni i Bovillës ka pamje tërheqëse, andaj kjo zonë paraqet interes për grupe kacavjerrësish nëpër shkëmbinj, ngjitjes malore, adhuruesve të kampingut dhe çiklizmit malor.

Shumë agjenci dhe operatorë turistikë e shfrytëzojnë këtë reliev. Në itineraret e tyre marrin pjesë përveç të rinjve edhe mjaft turistë të apasionuar pas natyrës dhe aventurës. Itineraret variojnë në gradë vështirësie, nga të thjeshtat tek ato më të vështirat, për t’u  dhënë mundësi të gjithëve në ngjitje dhe  kacavjerrje.

Liqeni i Bovilles furnizohet nga një pellg malor shumë i madh dhe ky fakt e bën atë një pasuri me vlerë të paçmuar për strategjitë e zhvillimeve të sotme e të ardhme, si në rrafshin shtetëror ashtu dhe në atë kombëtar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore