Lionel Messi do të rikthehet të luajë për PSG-në pas dy ndeshjeve mungesë.
Argjentinasi, i cili ishte transferimi më i përfolur i verës, aventurën e tij në Paris nuk e ka nisur mirë.
Kur kanë kaluar gati dy muaj që nga fillimi i sezonit, Messi ka zhvilluar vetëm tri ndeshje me Paris-in.
Në këto takime, ai nuk arritur as të asistojë e as të gjejë rrugën e rrjetës.
Mirëpo, një lojtarë si Messi nuk duhet të anashkalohet kurrë, andaj një fillim i dobët nuk do të thotë asgjë për të.
Dy ndeshjet e fundit të Paris-it përballë Metz-it dhe Montpellier-it, Lionel Messi i humbi për shkak të lëndimit.
Mirëpo, të hënën, ai u rikthye në stërvitje të plotë me skuadrën.
Gazetarët e afërt me klubin parisien, kanë raportuar që Messi është 100 përqind i gatshëm për duelin kundër Manchester City-t të martën.
Messi pritet të jetë pjesë e skuadrës së Pochettino-s, por ende nuk dihet nëse ai do të nisë nga fillimi.
Lionel Messi nesër do të takohet me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola, me shpresën se skuadrës së tij do i shënoj golin e parë me fanellën e kryeqytetasve francez.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com