Sport

Lionel Messi ndihmon në sigurimin e 50,000 vaksinave anti-COVID


Lionel Messi është një nga figurat më të rëndësishme brenda fushave të futbollit, por gjithë karrierën e tij ai ka ndihmuar njerëzit në nevojë dhe futbollistët e tjerë jashtë ekipit të tij.

Messi ka ndihmuar në sigurimin e 50,000 dozave të vaksinës anti COVID-19 për lojtarët e ligës së Amerikës së Jugut pasi dërgoi tre fanella të nënshkruara nga ai tek firma farmaceutike kineze Sinovac.

Plani është të vaksinohen të gjithë lojtarët përpara garës së futbollit Copa America, i cili është planifikuar të fillojë në qershor.

“Drejtorët e Sinovac manifestuan admirimin e tyre për Lionel Messin, i cili me mirësi na dërgoi tre fanella për ata,” shkroi në Twitter zyrtari i ligës së Argjentinës Conmebol, Gonzalo Belloso.

Disa nga 50,000 vaksinat do shkojnë në ekipet e 26 meshkujve të divizionit të parë të Argjentinës. “Ideja është të vaksinohen të gjitha ekipet e divizionit të parë të Argjentinës”, tha Bellos. “Ne duam që të gjithë futbollistët të vaksinohen përpara Copa America sepse secili prej tyre mund të thirret për të luajtur”.

Por qeveria argjentinase, tani duke konsideruar një izolim total, së pari do të duhet të miratojë vaksinën Sinovac të Kinës në mënyrë që lojtarët e Argjentinës të vaksinohen.

Myriam Bregman, një politikan i partisë së majtë të Argjentinës, Frente de Izquierda, ka folur për The Guardian ku tha: “Copa America nuk duket të jetë përparësi duke pasur parasysh situatën e rëndë që po kalon rajoni dhe fakti që ata mund të marrin këto vaksina privatësisht është edhe më serioze”.

Copa America do të mbahet në Argjentinë dhe Kolumbi nga 13 qershor deri më 10 korrik pasi kampionati 2020 u anulua për shkak të pandemisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore