Sport

Lionel Messi, më shumë se një futbollist


Fabian Vargas, ish-lojtar i klubit të Almeria-s, ka rrëfyer një ngjarje tejet interesante dhe njëkohësisht prekëse.

Viti është 2010, dhe Almeria zbret në “Camp Nou” për t’u përballur me të frikshmit e Guardiola-s.

Me formën në të cilën po kalonte Barcelona, fitorja ishte thuajse 100 përqind e sigurt.

Por, pak e pritën që fitorja e Barcelonës, të ishte aq e thellë.

Plot tetë herë shënuan katalunasit, duke e mbajtur portën e paprekur.

“Në vitin 2010, luaja për Almeria-n dhe shkuam të përballemi me Barcelonën”, tha Vargas.

“Para ndeshjes, shokët e mi më thirrën dhe më kërkuan që t’i kërkojë fanellën dikujt të Barcelonës, që të mund t’i shesim dhe me ato para t’i ndihmojmë viktimat e vërshimeve që kishin ndodhur në Kolumbi atë kohë”.

“Para ndeshjes, shkova te Messi, ja shpjegova situatën dhe e pyeta se a mund ta kem fanellën e tij pas ndeshjes”, u shpreh ai.

“Por, pasi humbëm 8-0, isha shumë i nervozuar dhe harrova të marrë fanellën e tij pas ndeshjes”, tha Varags, “por, punëtori i Almeria-s erdhi te unë në dhomat e zhveshjes dhe më tha se dikush dëshiron të më shoh”.

“Dola dhe pashë Messi-n me një qantë të vogël në dorë”.

“Ai më tha: ‘Këtu, mërri fanellat për koleksionin tënd’, e përqafova dhe e falënderova”, u shpreh Fabian.

“Kur u ktheva në dhomë, pashë që aty ishin edhe fanellat e Pique-s, Dani Alves-it, Iniesta-s, Xavi-t dhe Puyol-it. Kurrë nuk do ta harrojë këtë gjest të jashtëzakonshëm”, mbylli Vargas.

Fanellat më pas ishin shitur për një çmim të madh, duke mundësuar që disa shtëpi të ndërtohen në Kolumbi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore