Lajme

“Linçimi i opozitës” – Kica-Xhelili: Vetëvendosje ka pasiguri


“Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar atë që ka menduar ta bëjë me videon e publikuar’, ka thënë deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili.

Xhelili, mendon që LV-ja po teton që ta shpërqendrojë vëmendjen e qytetarëve, pasi konsideron që Qeveria aktuale nuk i ka realizuar premtimet që i kishte dhënë gjatë fushatës parazgjedhore.

“Për shkak të premtimeve të shumta që janë bërë në shkurt të vitit 2021, qoftë në ekonomi, qoftë në zhvillim, apo në menaxhim të krizave në përgjithësi. Dhe fakti që këto nuk po ekzekutohen, e kanë krijuar një domosdoshmëri që të bëhet një fushatë linçuese për opozitën”, tha ajo në T7.

Për të, LV-ja ndonëse i ka 61 vota në Kuvend – “ka pasiguri”.

“Fakti që po vërehet ngritja e LDK-së, jo vetëm LV, por edhe partitë janë aktivizuar.

Ajo ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, e cila ua ka ndalur pagat grevistëve për muajin shtator.

“Momentumi nuk është që të dënohet dikush, qoftë edhe ligjshëm. Qeveria është e obliguar ta ekzekutojë vlerën që kërkojnë komunat”.

Gjatë muajit shtator, deputetja e LDK-së kishte treguar përse doli nga Lista Guxo.

Ajo pati deklaruar se me kohë e kishte vërejtur që brenda Listës Guxo s’kishte ndonjë vizion të qartë, pos që “thoshin se ne jemi LDK-ja e vërtetë”.

“Aktualiteti ndryshon. Ndryshon rrjedha, dyshojnë ngjarjet, ndryshojnë rrethanat dhe ndryshon konteksti. Unë kam hyrë në Listën Vjosa, me besimin se kam çka të jap. S’ka qenë shumë e rëndësishme ku, por momentumi. Kam pasur bindjen absolute se Osmani kishte çka të ofronte. Ajo u zgjodh presidente, e kemi ditur, por e kemi ditur se më nuk do të jetë njëjtë”, tha ajo.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore