Përballje

Liga e Konferencës/ Ekipet shqiptare mësojnë kundërshtarët e raundit të tretë nëse kualifikohen


Sot (e hënë) është hedhur shorti për raundin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Tirana, Laçi e Vllaznia nga Shqipëria, Drita e Ballkani nga Kosova dhe Shkëndija nga Maqedonia e Veriut janë ekipet shqiptare që kanë mbetur në këtë garë të UEFA-s, derisa sot ato mësuan kundërshtarët e raundit të tretë, gjithnjë nëse arrijnë ta kalojë të dytin.

Kampioni i Shqipërisë, Tirana, mund të konsiderohet me fat në këtë short, pasi që në raundin tjetër do të ballafaqohet me një ekip të lehtë në letër.

Nëse kryeqytetasit kalojnë në raundin e dytë ekipin nga Bosnja, Zrinjski, atëherë do të luajnë ndaj fituesit të duelit Tobol Kostanay nga Kazakistani – Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.

Short i lehtë mund të konsiderohet edhe për Ballkanin. Therandasit në rast se e kalojnë ekipin nga San Marino, La Fiorita, atëherë në raundin e tretë kualifikues do të përballen me fituesit e duelit Sutjeska nga Bosnja – Klaksvik nga Ishujt Faroe.

Ndërkohë, shorti bëri që një duel më të vështirë ndoshta do ta ketë Shkëndija e Tetovës.

Në rast se kuqezinjtë e kalojnë në raundin e dytë ekipin Valmiera te Letonisë, atëherë ata do të përballen me fituesin e duelit mes AIK-ut të Suedisë dhe Vorskla Poltava të Polonisë.

Ndërkohë, Drita e Gjilanit do të ketë një përballje shumë të vështirë në letër në raundin e dytë.

“Intelektualët” do të përballen me ekipin e Antëerp të Belgjikës dhe në rast të kalimit tutje, atëherë ata do të luajnë me njërën nga SJK Seinajkoi të Finlandës apo Lillestrom të Norvegjisë.

Ndërkohë, Vllaznia është kualifikuar direkt në këtë fazë. Shkodranët do të ballafaqohen me ekipin nga Rumania, Universitatea Cracovia dhe në rast se e kalojnë këtë kundërshtar, atëherë ata do të ballafaqohen me ukrainasit e Zorya Luhansk.

Short jo edhe aq të lehtë i ka rënë edhe skaudrës së Laçit. Kurbinasit në ndeshjen e raundit të dytë do të ballafaqohen me ekipin nga Moldavia, Petrocub Hincesti.

Në rast se Laçi e kalon këtë kundërshtar, atëherë ata do të përballen me fituesin e duelit Ferhar nga Hungaria – Gabala nga Azerbajxhani.

Vlen të ceket se skuadra tjetër shqiptare, kampioni i Maqedonisë së Veriut, FC Shkupi, ende bënë pjesë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ku do të përballen me Dinamo Zagrebin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore