Sport

Liga e Kombeve/ Skuadrat e mëdha nuk falin


Liga e Kombeve ka luajtur 10 ndeshje mbrëmjen e kësaj të enjte. Mes skuadrave që kane zbritur në fushë dhe kanë arritur të triumfojnë janë Franca, Kroacia, Belgjika dhe Holanda.

Liga A – Grupi 1

Franca arriti të triumfonte 2-0 përballë Austrisë. Kylian Mbappe dhe Olivier Giroud shënuan për “Gjelat”.

Kroacia mposhti minimalisht 2-1 Danimarkën. Për ballkanasit realizuan Borna Sosa dhe Lovro Majer. Për miqtë realizoi Christian Eriksen.

Liga A – Grupi 2

Belgjika fitoi 2-1 ndaj Uellsit. Golat për vendasit u shënuan nga Kevin de Bruyne dhe Michy Batshuayi. Për miqtë shënoi Kieffer Moore.

Holanda triumfoi 2-0 në transfertë ndaj Polonisë. Për “Tulipanët” golat u shënuan nga Cody Gakpo dhe Steven Bergwijn.

Liga C – Grupi 1

Lituania barazoi 1-1 me Ishujt Faroe. Vykintas Slivka shënoi për vendasit dhe Jakup Biskopsto Andreasen për miqtë.

Luksemburu ka suprizuar duke barazuar 3-3 përballë Turqisë në transfertë. Për miqtë realizuan Marvin Martins, Daniel Sinani dhe Gerson Rodrigues.

Për vendasit realizoi Cengiz Under, Ismail Yuksek dhe goli tjetër ishte rezultat i një autogoli nga Maxime Chanot.

Liga C – Grupi 3

Kazakistani mundi 2-1 Bjellorusinë. Mikhail Gabyshev dhe Baktiyar Zaynutdinov realizuan për vendasit. Pavel Savitski për miqtë.

Azerbajxhani mundi 2-1 në transfertë Sllovakinë. Për skuadrën mike realizuan Renat Dadasov dhe Hojjat Haghverdi. Erik Jirka për vendasit.

Liga D – Grupi 1

Moldavia mundi 2-1 në transfertë Letoninë. Ioan-Calin Revenco dhe Ion Nicolaescu realizuan për moldavët. Për vendasit shënoi Janis Ikaunieks.

Andorra mundi 2-0 Litenshtejnin në transfertë. Golat u realizuan nga Albert Rosas dhe Joan Cervos.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore