Përballje

Liga e Kampionëve rikthehet me dy ndeshje interesante


Të martën në ora 21:00 rikthehet Liga e Kampionëve, në kuadër të 1/8-ve të finales

Kjo fazë e eliminimit direkt do të vazhdoj me dy duele mjaftë interesante, Atletico Madrid kundër Chelsea dhe Lazio kundër Bayern Munich.

Ndeshja ndërmjet Atleticos dhe Chelsea do të zhvillohet në Bukuresht, për shkak se Spanja ka ndaluar udhëtimet nga Anglia, prandaj me patjetër është kërkuar zhvillimi i ndeshjes në një stadium neutral.

Madrilenët po kalojnë formë shumë të mirë në Ligën e Spanjës, të cilët momentalisht janë lider në tabelë.

Chelsea gjithashtu është në formë të mirë, e cila në pesë ndeshjet e fundit, ka katër fitore dhe një barazim.

Në total, këto dy klube janë përballur shtatë herë në ligën e kampionëve, ku nga dy fitore kanë secila, dhe katër ndeshje kanë përfunduar baras.

Në ndeshjen tjetër, Lazio do të pret në stadiumin “Olympic”, kampionët në fuqi Bayern Munich.

Lazio po kalon një formë fantastike në ligë, ku në tetë ndeshjet e fundit ka shtatë fitore edhe një humbje.

Në anën tjetër “Bavarezët”  në pesë ndeshjet e fundit kanë 3 fitore, një barazim dhe një humbje.

Dy skuadrat ndërmjet vete nuk janë përballuar asnjëherë ne Ligën e Kampionëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore