Libra

Librat e palexuar janë më të vlefshëm


“Është dija jonë – gjërat për të cilat ne jemi të sigurt – që e bën botën të jetë e mbrapshtë dhe na pengon të shohim e të mësojmë”, shkroi Lincoln Steffens në esenë e tij të vitit 1925.

Sado therëse të jetë e vërteta, ne e kemi “ditur” të paktën që nga Alegoria e Shpellës së Platonit se “shumica e njerëzve nuk janë rehat në padijen e tyre, por armiqësohen me këdo që e vë në dukje”.

Megjithëse shkenca udhëhiqet nga “padija tërësisht e vetëdijshme” dhe rruga shpirtërore e shtruar me këshilla kundër iluzionit të të kuptuarit, ne kapemi fort pas njohurive tona.

Ato njohuri jo të plota, të papërsosura, pafundësisht të vogla – në terma absolut – ashtu siç ne kapemi pas vetë jetës.

E megjithatë korniza e asaj që ne dimë, është një siluetë e thjeshtë e të panjohurës ndajshtuar përfytyrimit “të të diturit” të gjërave.

E.F. Schumacher e kapi këtë dinamikë të çuditshme në konceptin e adaequatio – nocionin se “të kuptuarit prej njohësit duhet të jetë adekuat me atë që duhet njohur”.

Por, si ta përballojmë me hir papërshtatshmërinë tonë dhe ta negociojmë me mençuri këtë tension të përjetshëm midis të njohurës dhe të panjohurës.

Taleb dhe Eco

Kjo është ajo që hulumton studiuesi, statisticieni dhe eseisti libanezo-amerikan, Nassim Nicholas Taleb.

Taleb përdori marrëdhënien e pazakontë të Umberto Eco-s me librat dhe leximin si një shëmbëlltyrë të marrëdhënies më të frytshme me dijen.

“Shkrimtari Umberto Eco”, shkruan autori libanez, “i përket asaj klase të vogël studiuesish që janë enciklopedikë, mendjemprehtë dhe jo të shurdhër”.

Ai sjell një histori të Eco-s për të treguar dallimin midis dy përfytyrimesh.

Shkrimtari italian ishte pronar i një biblioteke të madhe personale (që përmbante tridhjetë mijë libra).

Umberto Eco i ndante vizitorët në dy kategori. Ata që reagonin me “Uau! doktor Eco, çfarë bibliotekë keni! Sa prej këtyre librave keni lexuar?”.

Ndërsa të tjerët – një pakicë shumë e vogël – të cilët e kuptonin se një bibliotekë private nuk është një shtojcë që nxit egon, por një mjet kërkimi.

Umberto Eco
Antibiblioteka

Librat e lexuar janë shumë më pak të vlefshëm se ato të palexuar.

Në të vërtetë, sa më shumë të dihet, aq më të mëdha janë rreshtat e librave të palexuar.

“Për herë të parë, ky koleksion librash të palexuar u quajt një antibibliotekë”.

Le ta quajmë këtë një antidijetar – dikush që fokusohet te librat e palexuar dhe përpiqet të mos e trajtojë njohurinë e tij si një thesar.

Apo ndoshta edhe si një zotërim. Madje, edhe si një pajisje për rritjen e vetëvlerësimit – një empirist skeptik.

Ashtu si astrofizikani Marcelo Gleiser dhe të jetuarit me misterin në një kulturë “të sigurisë”.

Ashtu si filozofja gjermane Hannah Arendt dhe pyetjet pa përgjigje që i jepnin formë përvojës njerëzore.

Dhe, tek e fundit si romancierja Marilynne Robinson me bukurinë e të panjohurës.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore