Lajme

Libani merr propozimet e ndërmjetësuesve amerikanë për kufirin detar me Izraelin


Presidenti libanez Michel Aoun ka marrë një letër nga ndërmjetësi amerikan Amos Hochstein në lidhje me propozimet për demarkacionin e një kufiri detar me Izraelin.

Kështu u tha nga tha presidenca libaneze të shtunën e 1 tetorit.

Kjo marrëveshje mund të zbusë një burim të mundshëm konflikti midis Izraelit dhe grupit libanez, Hezbollah – të mbështetur nga Irani – i cili ka paralajmëruar se është kundër çdo eksplorimi dhe nxjerrjeje izraelite në ujërat e diskutueshme.

Libani pretendon se fusha e gazit Karish është një territor i diskutueshëm nën negociatat e vazhdueshme për kufirin detar, ndërsa Izraeli thotë se ndodhet brenda ujërave të tij ekonomike të njohura ndërkombëtarisht.

Zyrtarët libanezë kanë thënë se janë optimistë se ky raund bisedimesh mund të rezultojë në një marrëveshje pas vitesh negociatash indirekte.

Ministri i Jashtëm në detyrë Abdallah Bou Habib në një deklaratë të premten tha se Hochstein do të informojë Libanin për përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të Libanit të qershorit, duke shtuar se ai ishte optimist për arritjen e një marrëveshjeje së shpejti.

Ndërkohë, Hezbollahu ka paralajmëruar se është gati të parandalojë Izraelin nga nxjerrja e hidrokarbureve nëse Libani nuk lejohet ta bëjë këtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore