Sport

Lewandowski e konsideron veten si futbollistin më të mirë në botë


Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, u pyet për debatin Lionel Messi – Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi polak është golashënuesi më i mirë në Evropë, kur ende pa përfunduar gjysma e parë e sezonit ka arritur 30 gola në të gjitha garat.

Në anën tjetër, Cristiano Ronaldo ka shënuar 13 te Manchester United, kurse Messi gjashtë te PSG.

Messi dhe Ronaldo, që kanë ndarë mes tyre mbi 60 trofe dhe 12 herë Topin e Artë, nga shumë shihen si ndër më të mirët e të gjitha kohërave – nëse jo më të mirët.

Edhe Lewandowski mund ta mendojë këtë, por kapiteni i Polonisë ishte i qartë në përgjigjen e tij se cili është më i mirë.

“Messi apo Ronaldo?”, u pyet ai, “Unë e zgjedh Lewandowski-n”, ishte përgjigja e 33-vjeçarit.

Lewandowski, i cili në vitin 2020 humbi Topin e Artë për shkak të anulimit së ceremonisë, dhe përfundoi i dyti në vitin 2021, ka ngritur dyshimë për këtë çmim.

“Kam shumë pyetje rreth Topit të Artë”, u shpreh ai.

“Vitin e kaluar e anuluan, nuk mund të shkoja edhe pse fitova gjithçka që mund të fitoja”, shtoi Lewa.

“Këtë vit, shënova 69 gola – bëra aq çfarë munda të bëj, në Champions League isha i lënduar kur u eliminuam nga PSG”.

Polaku shprehet shumë krenarë me vetën, duke thënë se shpesh herë shfaqet para pasqyrës duke i thënë vetes: “Bëre çfarë mund të bësh, shënove 69 gola, fitove ligën, mund të jesh krenar me veten”.

“I respektoj të tjerët sepse janë lojtar të mëdhenj, por e di që është vendimtare që të vlerësosh veten dhe të mendosh gjithmonë pozitivisht”.

Lewandowski kthehet në aksion gjatë muajit janar, me Bundesligën që aktualisht është në pushim – polaku beson dhe shpreson që këtë vit ai do të jetë në gjendje të emërohet si futbollisti më i mirë në botë, edhe zyrtarisht.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore