Sport

Lëvizja e shumëpritur, George Russell zyrtarisht te Mercedes-i


Tashmë e përfolur për afro dy sezone.

George Russell, një ndër pilotët më të pëlqyer në Formula 1, do të bëhet pjesë e Mercedes-it nga sezoni i ardhshëm.

Kjo u bë e ditur sot me një komunikatë zyrtare nga klubi gjerman.

Russell i është bashkuar Mercedes-it në një kontratë disa-vjeçare, ku të paktën për një vit do të garojë përkrahë Lewis Hamilton-it.

Rusell ka garuar më parë për Mercedes-in, si zëvendësuses i Hamilton-it kur ai kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

George do t’i bashkohet gjermanëve qysh nga sezoni i ardhshëm, për një skuadër tërësisht britanike.

Gjatë ditës së djeshme, Valtteri Bottas kaloi te Alfa Romeo po ashtu në një kontratë disa-vjeçare.

Vendin e Russell te Williams-i pritet ta zë Alexander Albon, që për dy vite ishte pilot i skuadrës së RedBull.

Kujtojmë se nga viti i ardhshëm Formula 1 do të ketë rregulla krejtësisht të reja, andaj është edhe e vështirë të parashikohet se cila skuadër mund të jetë dominuese.

Pa dyshim, transferimi i Russell te Mercedes ka ndryshuar shumë gjëra, me sportin më të shpejt në botë që ngadalë po ndryshon gjeneratat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore