![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/08/Screenshot-2022-08-11-114654.png)
Të enjten e 11 gushtit Parlamenti i Letonisë e njohu Federatën Ruse si një shtet që mbështet terrorizmin.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.
Më herët, autoritetet letoneze u bënë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian që të ndalojnë menjëherë turizmin dhe dhënien e vizave për qytetarët e Federatës Ruse dhe Bjellorusisë.
Deputetët letonezë e njohën dhunën e Rusisë kundër popullsisë civile të Ukrainës dhe vendeve të tjera si terrorizëm.
Në këtë drejtim, Letonia u bëri thirrje vendeve të BE-së të rrisin mbështetjen ushtarake, financiare, humanitare dhe diplomatike për Ukrainën dhe të mbështesin iniciativat për të dënuar veprimet ushtarake të Federatës Ruse dhe për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë.
Gjithashtu propozohet izolimi i Rusisë nga organizatat ndërkombëtare dhe rajonale.
Përveç kësaj, Letonia bëri thirrje për futjen e sanksioneve ekuivalente kundër Bjellorusisë si një mbështetëse e agresionit ushtarak të Moskës.
Më 2 gusht, Letonia miratoi një projekt-rezolutë që njeh veprimet e dhunshme të Federatës Ruse kundër Ukrainës dhe banorëve të saj si terrorizëm.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Parisi i dhuron botës ceremoninë më madhështore në historinë e Lojërave Olimpike
-
Ethet Oropuche, dy vdekjet e para në botë regjistrohen në Brazil
-
Kina dhe Rusia organizojnë patrullën e parë të përbashkët bombarduese pranë Alaskës
-
Tre anëtarë të dyshuar të IS në Belgjikë akuzohen për planifikimin e një sulmi terrorist