Sport

Leon Goretzka rinovon deri në vitin 2026


Leon Goretzka ka rinovuar kontratën e tij me Bayern deri në vitin 2026.

Futbollisti gjerman ka arritur marrëveshjen me bavarezët për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2026, përkundër disa problemeve gjatë verës.

Goretzka ishte i lidhur ngusht me një lëvizje në Angli gjatë verës, por kjo nuk ndodhi.

Ai është një pjesë kyçe e bavarezëve, dhe këtë e tregon fakti se ai është gjithmonë startues, me secilin trajner.

Ky është sezoni i katërt i Leon Goretzka-s me fanellën e Bayern-it.

Deri tani, ai ka zhvilluar 118 ndeshje, ku ka shënuar 25 gola të cilave iu ka shtuar 26 asistime.

Ai ka fituar çdo trofe të mundshëm me skuadrën nga Bavaria, duke luajtur një rol të madh në secilën prej tyre.

“Ne kemi fituar çdo gjë që mund të fitohet”, ka thënë Goretzka.

“Unë jam shumë i lumtur këtu, sepse ky klub nuk është vetëm profesional, por edhe tejet familjar”.

“Mezi po i pres sfidat e reja që do na gjejnë së bashku në pesë vitet e ardhshme”.

Ndeshjen e ardhshme Bayern-i e zhvillon përballë skuadrës së sapongjitur në elitë, Bochum. Goretzka normalisht pritet ta nisë ndeshjen nga fillimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore