Lenini, një roman rus: burgu i fundit

Plani i Stalinit, pas vdekjes së Vladimir Iliç është i qartë. Në lavdi dhe i kapur përgjithmonë brenda mauzoleumit, Lenini tani mund të kryente detyrën e tij si dëshmitar i përjetësisë së revolucionit, i balsamosur nga shkenca dhe ideologjia. Ndërsa "gjeorgjiani i mrekullueshëm" shpëton nga kundërshtarët e tij, e veja e Udhëheqësit duhet të dorëzohet për të humbur përgjithmonë edhe trupin e burrit të saj të grabitur nga varrimi.