Lajme

Lëndohet një zjarrfikës nga zjarri në Lipjan, Policia nis hetimet


Foto nga vendi i ngjarjes.

Një zjarr i madh ka përfshirë komunën e Lipjanit të enjten, ku për shkak të tymit një zjarrfikës ka pësuar lëndime dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo sqaroi se zjarrfikësit janë duke vazhduar punën për lokalizimin e zjarrit.

“Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për shkak të tymit, tretman mjekësor ka pranuar një zjarrfikës”, tha Ahmeti për AP.

Foto nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa, ka shtuar se me informacionet që kanë deri tani dy objekte janë përfshirë nga zjarri.

“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në  Lipjan. Bazuar në të dhënat e deritanishme, nga zjarri janë përfshitë dy objekte ( një me ushqim për kafshë dhe një me pajisje bujqësore) si dhe dy serra.

Ahmeti, ka sqaruar se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar, pasi që akoma nuk dihet se çfarë ka sjellur deri tek shkaktimi i zjarrit në objekte.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore