Film

Lëndohet Harrison Ford gjatë xhirimeve të “Indiana Jones 5”


Aktori i famshëm amerikan Harrison Ford, tërhiqet përkohësisht nga xhirimet e filmit “Indiana Jones 5”, pas një lëndimi në shpatulla, shkruan revista amerikane Variety.

Nuk është bërë e ditur për sa kohë do të jetë Harrison Ford jashtë xhirimeve dhe regjisori, James Mangold, ka thënë se ato po vazhdojnë.

Zëdhënës i Disney-t në një deklaratë tha se, “Gjatë provave për një skenë lufte, Harrison Ford pësoi një dëmtim në shpatullën e tij”.

“Produksioni do të vazhdojë ndërsa vlerësohet kursi i duhur i trajtimit dhe orari i xhirimeve do të rikonfigurohet sipas nevojës në javët në vijim”.

Nuk është hera e parë që Harrison Ford pëson lëndime trupore gjatë xhirimeve.

Edhe në 2014-ën gjatë xhirimeve të “Star Wars: The Force Awakens”, ai theu këmbën dhe pësoi lëndime të tjera në një incident te dera hidraulike e Millenium Falcon-it.

“Indiana Jones 5” ka filluar produksionin në qershor. Harrison Ford vazhdon rolin e personazhit ikonik të arkeologut.

Regjisori i katër filmave tjerë të Indiana Jones, Steven Spielberg, ia ka dhënë regjinë James Mangold-it.

Po ashtu edhe bashkë-regjisori i filmit, George Lucas, nuk është përfshirë në produksion e “Indiana Jones 5”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore