Shqipëria

Lëndë plasëse makinës së policit në Shkodër


Policia ka bërë me dije se një efektivi në Shkodër i është vendosur lënë plasëse në automjetin e parkuar në oborrin e banesës së tij.

Policia njoftoi se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”, Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse ishte vendosur në gomën e pasme të makinës dhe nga shpërthimi nuk ka të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë, të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore