Sport

Leipzig kalon tutje me vështirësi, Schalke befasohet, Hoffenheim dhe Hertha fitojnë me goleadë


U zhvilluan ndeshjet e para në kuadër të raundit 1/16 në DFB Pokal, Kupën e Gjermanisë.

Kupa që fillon më herët nga të gjithë kupat tjera të ligave elitare, po i drejtohej fazës së 1/8-ave, dhe ka mësuar katër emrat e parë nga 16 në total.

Hoffenheim, Hertha, Leipzig dhe Munich 1860 arritën të siguronin kualifikimin tutje.

Hoffenheim arriti fitoren e thellë 5-1 përballë Holsten Keil, skuadrës që kishte befasuar Bayern Munich sezonin e kaluar.

Ata në raundin tjetër do të përballen me fituesin e takimit Regensburg – Hansa Rostock.

Hertha e Berlinit fitoi po ashtu, me rezultat komod 1-3 përballë Preussen Munster.

Në raundin tjetër, ata do të përballen me fituesin e takimit Mannheim – Union Berlin.

Leipzig-u, që pritej ta kishtë më lehtë se të gjithë, fitoi me rezultat 0-1.

Ata ishin mysafirë të Babelsberg, dhe në raundin tjetër do të përballen me Munich 1860.

Pikërisht Munich 1860 e befasoi Schalke-n, duke arritur fitoren me rezultat minimal 1-0.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore