Sport

Leipzig fluturon përkohësisht në krye, pasditja në Bundesliga


Skuadra e Julian Nagelsmann ngjitet përkohësisht në krye pas fitores në fushën e Freiburg.

Tre gola për tre pikë ishtin të mjaftueshme që Leipzig të shihte veten mbi Bayern-in, duke udhëhequr Bundesliga-n.

Ishte Nkunku ai i cili për mrekulli shfrytëzoi një pasim nga Poulsen duke hapur ndeshjen.

Në pjesën e dytë, ishte Sorloth që shënoi golin e dytë qetësisht në një situatë ball për ballë me portjerin.

Dhjetë minuta para fundit, Forsberg vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes duke shënuar golin e tretë të ndeshjes.

Përsëri protagonist ishte njeriu i momentit te Leipzig, Sorloth, që dha pasimin vendimtar për golin e Forsberg.

Me këtë tre pikësh, Leipzig ngjitet në vendin e parë të paktën deri në orën 18:30, në pritje të rezultatit nga ndeshja Bayern – Dortmund.

Ndeshjet tjera përfunduan me këto rezultate:

Monchengladbach 0-1 Leverkusen

Eintracht Franfkurt 1-1 Stuttgart

Hertha Berlin 2-1 Augsburg

Hoffenheim 2-1 Wolfsburg

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore