
Skuadra e Leipzig është fituesja e edicionit 2022-23 të Kupës së Gjermanisë pasi mundi 1-0 Eintracht Frankfurt-in në “Olympiastadion” mbrëmjen e kësaj të shtune.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura, por Leipzig ishte më dominues.
Goli i parë i sfidës do të vinte në minutën e 71 nga Christopher Nkunku. Francezi gjuan drejt portës kundërshtare dhe topi devijohet nga mbrojtësit duke kapur në kundërkohë portierin Kevin Trapp.
Kujtojmë që kjo ishte paraqitja e fundit e Nkunku me Leipzig-un pasi ai pritet të transferohet te Chelsea së shpejti.
Në minutën e 85 do të vinte edhe goli i dytë me Nkunku-n që kësaj radhe do të asistonte për Dominik Szoboszlai-n.
Për Leipzig-un është triumfi i dytë në tre finale radhazi në Kupën e Gjermanisë. Vitin e kaluar ata fituan 4-2 me penallti ndaj Freiburg-ut, teksa ndeshja kishte përfunduar në barazim 1-1. Ndërsa në 2021 u mundën në finale 4-1 nga Borussia Dortmund.
Në total, Leipzig numëron dy triumfe dhe dy finale të humbura në Kupën e Gjermanisë. Në krahun tjetër, Eintracht numëron pesë triumfe dhe katër finale të humbura.
Bayern Munich është skuadra me më shumë trofe të kupës, 20, e ndjekur nga Werder Bremen me 6, Schalke, Dortmund dhe Eintracht me nga 5.
Përsa i përketë Bundesliga-s, Leipzig e përfundoi sezonin në vendin e tretë dhe do të jetë në grupet e UEFA Champions League sezonin e ardhshëm.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia e Kosovës, për pak ditë, e shpëtoi shtetin dhe Albinin
-
RENEA blindon Mirditën pas vrasjes në Rrëshen – 3 të plagosur në spital
-
Rusia sulmon diplomatikisht Armeninë, gjithë fajin e dështimit të negociatave ia hedh Pashinyan-it
-
Osmani: Afrimi na bindi se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje