Përballje

Leicester, City dhe United fitojnë, shkëputen edhe më shumë tre kryesuesit


Të dielën, pas derbit të Londrës, u zhvilluan edhe tre ndeshje tjera në Premier League.

Njëri pas tjetrit, luanin tre kryesuesit në Premier League.

Ishte Leicester e para, e cila ishte musafire e Aston Villa-s.

Dhelprat fituan 2-1, duke shkuar në kuotën e 49 pikëve.

Protagonist të ndeshjes ishin James Maddison dhe Harvey Barnes, dy super talentët e Leicester.

Edhe pse me rezultat minimal 0-1, vizita e Manchester City-t në “Etihad” ishte sikur seancë stërvitore.

Sterling shënoi qysh në minutën e dytë, dhe ky rezultat nuk ndryshoi deri në fund.

Me 59 pikë në krye të tabelës, City po shkon drejt një tjetër titulli në Premier League.

Natën e mbylli Manchester United, ku pritën Newcastle në “Old Trafford”.

Djajtë e kuq e patën një natë relativisht të qetë, ishin golat e Rashford, James dhe Fernandes që e bënë të pavlefshëm golin e Saint-Maximin për musafirët.

Manchester United dhe Leicester gjenden në kuotën e 49 pikëve në vendin e dytë dhe tretë, kurse Manchester City është shkëptur lartë me 59 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore