Lajme

Lehtësohen masat për vizitorët në institucione korrektuese


Ilustrim

Bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë COVID-19 në Kosovës, Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, nga data 3 mars do të lehtëson masat anti-COVID.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se janë hequr kufizimet sa i përket numrit të vizitorëve për vizitat familjare.

“Gjatë kohës së vizitës, vizitorët duhet të mbajnë maskat mbrojtëse; Secili vizitor para se të hyj në institucionin korrektues, duhet te dëshmojnë certifikatën për vaksinim me dy doza, në rast të mos vaksinimit, vizitorët duke përfshirë edhe personat nga mosha 12 deri në 16 vjeç duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ për COVID -19, jo me të vjetër se 48 orë”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Tutje, SHKK njofton se  lejohet shfrytëzimi i benificioneve për të dënuar (vikend në shtëpi), në momentin e kthimit në Institucion, i dënuari i cili nuk i ka marrë dy dozat e vaksinimit duhet të dëshmoj testin për COVID 19, në rast se testi rezulton pozitiv i njëjti duhet të karantinohet në institucionin korrektues për një periudhë prej 7 ditësh.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, bëhet e ditur në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore