Sport

Legjenda e UFC-së dhe mjeshtri i MMA fitojnë të lidhur së bashku për një bluze në “boksin siamez”


Ish-kampioni i peshave të rënda të UFC-së, Quinton Jackson, ishte i lidhur për një bluze me mjeshtrin MMA-së dhe kick-boxer-in, Bob Sapp, mbrëmjen e kaluar në një ndeshje të çuditshme si pjesë e një ‘show të çuditshëm’ në Tajlandë.

Legjenda e UFC-së, Quinton ‘Rampage’ Jackson, nokautoi një promovues të ngjarjes mbrëmjen e kaluar me njërën dorë, pasi që vetëm atë e kishte në dispozicion, duke qenë i lidhur me një bluzë me Sapp-in në një ndeshje ‘boksi siamez’.

Ish-kampioni i peshave të rënda u bashkua me Sapp, një luftëtar i famshëm i MMA për madhësinë e tij monstruoze dhe famëkeq për hedhjet e luftëtarëve në tokë.

Jackson dhe Sapp ishin të lidhur ndërmjet vete me një bluzë, dhe njëri kishte në dispozicion dorën e majtë, kurse tjetri të djathtën.

Ata u përballen me Andrew Wood dhe Jon Nutt.

Raundet ishin të gjata një minutë e gjysmë, jo se kishte rëndësi duke qenë se u ndal në intervale të shumta dhe më vonë vazhdoi pasi turma kërkoi më shumë ndeshje.

Nutt ishte rrëzuar me një goditje të egër në mëlçi në raundin e parë, duke e tërhequr zvarrë shokun e tij të skuadrës, por pavarësisht se në dukje u largua nga këndi, ndeshja u lejua të vazhdonte.

Rrëzimi i dytë ishte një aferë e ngjashme farsë me ndeshjen që sapo u ndal me 20 sekonda, pasi Jackson dhe Sapp shkuan pas arbitrit.

Teksa arbitri u përpoq të shpërndante një pjesë të disa përshkrimeve të meçit, dyshja shkuan drejt tij përpara se ai të vendoste të merrte mikrofonin.

Ata i pyeten fansat nëse dëshironin një raund tjetër dhe pas një brohoritje intensive ngjarja vazhdoi, me Jackson që i dha fund procesit në raundin e tretë.

Në intervistën e tyre pas luftimit të çuditshëm, Jackson deklaroi se ai është “Një njeri tjetër kur futem në ring”.

Nutt më pas bëri shaka se “Ata janë kampionë për një arsye”.

Më pas amerikani shtoi: “Doja të thosha se ishte një ‘slobberknocker’, ata e bëjnë të nxehtë, por thjesht nuk ishte e mjaftueshme”.

Sapp më pas shtoi: “Ishte nxehtë si ferr, por në këtë kohë ne do ta bëjmë më të nxehtë. Le ta bëjmë përsëri!”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore