Sport

Leeds ofron 30 milionë për mesfushorin e Juventus-it


Leeds United ka rritur ofertën e tyre në 30 milionë euro plus shtesa për të nënshkruar me mesfushorin e Juventus-it, Weston McKennie, sipas Sky italia.

Gjigantët italianë kishin refuzuar një ofertë prej 28 milionë eurosh nga Leeds në fillim të kësaj jave.

Juventus kërkon 35 milionë euro për reprezentuesin e Shteteve të Bashkuara, i cili dëshiron të bashkohet me ekipin e Premier League.

McKennie, 24 vjeç, iu bashkua Juventus-it në një transferim të përhershëm nga Schalke 04 në verën e vitit 2021 për 20.5 milionë euro. Që atëherë ai ka luajtur 96 ndeshje për Bianconerët.

Mc Kennie pati edhe performanca shumë të mira për SHBA-të në Kupën e Botës, por u eliminuan nga Holanda.

Mesfushori u kërkua edhe nga disa klube në Bundesligë, por sipas të gjitha gjasave, ai do transferohet te Leeds.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore