Zgjedhjet në Kosovë

LDK: “PZAP morri vendim skandaloz”


Lidhja Demokratike e Kosovës-LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për anulimin e votave të diasporës për Komunë e Dragashit, ku kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini doli fitues pas numërimit të atyre votave.

Ky subjekt politik po konsideron se vendimi është edhe i “paprecedentë në sistemin zgjedhor të Kosovës”.

“Me këtë vendim, si asnjëherë më parë, duke i anuluar në bllok votat e njerëzve tanë, PZAP tenton të ndryshojë vullnetin qytetar”, thuhet në reagimin e LDK-së.

I gjithë procesi i regjistrimit dhe votimit të qytetarëve nga jashtë vendit është i bazuar edhe në vendimet e KQZ-së, thotë LDK, andaj si proces “është zhvilluar brenda afateve dhe në përputhje të plotë me dispozitat ligjore dhe rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Procesi i votimit përmes postës, nuk është kontestuar në asnjë fazë të zhvillimit të tij nga askush dhe është vlerësuar plotësisht i ligjshëm edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

KQZ “ka proceduar me pranimin, verifikimin dhe numërimin e këtyre votave në përputhje me procedurat e parapara ligjore”, thuhet në reagim.

LDK si alibi për votat me postë ka thënë se votat e njëjta që tashmë po kontestohen nga PZAP “ishin pranuar e certifikuar në raund të parë”.

Qytetarët e Kosovës në diasporë të cilët kanë votuar për Komunën e Dragashit nuk janë kontaktuar nga ana e PZAP-së thotë LDK.

“Mbi të gjitha, në këtë transformim të vullnetit qytetar, PZAP nuk ka marrë as mundin e as përpjekjen për t’i kontaktuar qytetarët tanë në mërgatë”.

Ky subjekt politik ka thënë se do të bëjë ankesë në shkallën e dytë por edhe më tutje “nëse ka nevojë” lidhur me anulimin e votave me postë.

“LDK do të ankohet në Supreme e në rast të nevojës dhe në Kushtetuese. Betejat politike të fituara me votë s’mund të transferohen në tavolinë”.

Subjekti politik që dëmtohet në nga ky vendim beson se “Supremja do të korrigjoj këtë skandal të ri në vend”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të LDK-së.

PZAP

PZAP aprovon ankesën e PDK-së

PZAP ka aprovuar ankesën e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kryetar të Dragashit, Shaban Shabani. 

Në Dragash sërish del PDK e para. Ky subjekt politik vetëm 17 vota më shumë se sa LDK pas anulimit të votave me postë.

Në Dragash ishte përmbysur rezultati pas numërimit të votave të ardhura nga diaspora, duke nxjerr fitues kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovë (LDK), Bexhet Xheladini, i cili kishte marr gjithsej 244 vota, ndërsa kandidati i cili me votat e 14 nëntorit doli fitues, Shaban Shabani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nga diaspora kishte arritur të marr vetëm 54 vota.

Kjo ishte bërë e ditur pas përfundimit të numrimit të votave me postë në Qendrën e Numrimit dhe Rezultateve (QNR) për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën me 14 nëntor.

Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ-ja, kandidati i PDK-së, Shaban Shabani kishte arritur të fitoj 5 mijë e 648 vota me një epërsi prej 47 votash në raport me kandidatin e LDK-së, Bexhet Xheladini i cili kihte fituar gjithsej 5 mijë e 601 vota.

Mirëpo, PDK kishte bërë ankesë lidhur me këto vota, pasi që dyshohej se ishin manipuluar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore