Lajme

LDK përmbylli fushatën në kryeqytet, Rama: Kemi programin më të mirë


Përparim Rama- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, Përparim Rama ka thënë se kanë ofruar programin më të mirë për kryeqytetin.

Në mbyllje të fushatës së LDK-së në Prishtinë, Rama është shprehur se vizioni i tij për kryeqytetin nuk është një akumulim i përvojës së tij profesionale.

“Ky vizion për Prishtinën të cilin e kam prezantuar qysh në ditët e para të kësaj gare nuk është rezultat i vetëm gjashtë muajve, por akumulim i përvojës sime profesionale e jetësore të deritanishme”.

Përmbyllja e fushatës së LDK-së në Prishtinë

Programi i LDK-së është i ndërtuar në bazë të nevojave të qytetit dhe fshatrave të Komunë së Prishtinë.

“Është analizë e gjatë që përmban zgjidhjet problemeve që kemi në qytet e në fshatrat tona. Programi ynë është hartuar në bazë të nevojave tuaja me projekte konkrete  të hartuara me qëllim për tu jetësuar.” Është shprehur ai.

Rama e ka quajtur hipokrizi qasjen e Qeverisë Kurti që kushdo që mund të bëhet kryetar përpos Arben Vitisë, nuk do e ketë përkrahjen e nivelit qendror.

“Ata paguhen prej neve, rrogat i marrin prej neve, ndërsa thotë se nëse unë zgjidhem, të shohim se a do të më përkrahin. A doni me thanë që ju nuk do i përkrahni qytetarët veç pse unë fitova dhe tash për herë të parë po shkoni kundër diasporës’’, ka thënë ai në një paraqitje televizive pas mbajtjes së përmbylljes së fushatës zgjedhore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore