
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është takuar me homologen e tij në Norvegji Ingvild Kjerkol.
Kjerkol, në emër të Norvegjisë është shprehur e gatshme për bashkëpunim me Kosovën.
“Ministrja Kjerkol, nga ana e saj, pasi shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive, shfaqi interes në veçanti për projektin e sistemit dhe qendrës së emergjencës e traumës, Kujdesin Primar Shëndetësor si dhe edukimin e vazhduar profesional të personelit shëndetësor”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa, Latifi shfrytëzoi rastin që të e falënderoj ministren e këtij dikasteri për mbështetje.
“Ministri Latifi fillimisht falënderoj znj. Kjerkol në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës për gjithë mbështetjen e ofruar nga shteti norvegjez për Kosovën, dhe në veçanti për përkrahjen e ofruar për përballimin e pandemisë Covid-19”.
Gjithashtu, thuhet se ai ka shpalosur para homologes së tij norvegjeze planin strategjik të transformimit të shëndetësisë kosovare, me theks të veçantë krijimin e qendrave të ekselencës, digjitalizimin e sistemit shëndetësor, sistemin e edukimit dhe trajnimit të personelit shëndetësor.
Në njoftim shtohet se, “ministri Latifi e ftoi Ministren Kjerkol që të vizitojë Republikën e Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë në një të ardhme të afërt”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com