Shëndet

Largoni aknet: Ushqim i mirë për imunitetin, por edhe për lëkurën


Ilustrim

Përveçse e bën çdo pjatë më të shijshme, hudhra mund ta bëjë lëkurën tuaj të duket fenomenale. Hudhra është përdorur për qindra vjet për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të lëkurës. Është një antioksidant dhe ka veti antibakteriale që mund të vrasin bakteret që shkaktojnë aknet.

Kjo bimë e njohur është e aftë të shkatërrojë viruset dhe bakteret, si dhe kërpudhat që mund të luajnë me shëndetin dhe bukurinë e lëkurës.

Duke qenë se aknet janë një problem i zakonshëm i lëkurës, te fëmijët dhe të rriturit, ekzistojnë disa lloje preparatesh për trajtimin e tyre. E vërteta e trishtueshme është se shumica e tyre nuk funksionojnë ashtu siç do të donim.

Përveç faktit që nuk kanë efekt dhe nuk janë aq të lira, disa prej tyre do të shkaktojnë më shumë dëme. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë është më mirë të provoni zgjidhje natyrale.

Ka disa arsye pse është mirë të përdoret hudhra për lëkurë të shëndetshme:

Ka veti antiseptike

Mund të veprojë në mënyrë parandaluese për të parandaluar infeksionin e poreve të bllokuara, si dhe për të trajtuar problemet para-ekzistuese dhe aknet.

Ka veti anti-inflamatore

Nëse aplikohet në lëkurë mund të parandalojë inflamacionin e akneve, nëse hahet mund të jetë një ilaç kundër tyre që vepron nga brenda drejt sipërfaqes.

Është plot me antioksidantë

Të gjithë e dimë se janë luftëtarë të fortë kundër radikaleve të lira, dëmit që i bëjnë lëkurës.

Promovon qarkullimin e mirë

Sido që ta përdorni, bima lejon që lëndët ushqyese të rëndësishme dhe oksigjeni të arrijnë në lëkurë për t’u shëruar dhe rikuperuar.

Është një burim i mirë i zinkut

Ekspertët pajtohen se zinku është i mirë për rregullimin e prodhimit të sebumit, dhe meqenëse hudhra e përmban atë, mund ta përdorni për të kontrolluar se sa e yndyrshme do të jetë lëkura juaj.

Ndihmon në kontrollin e insulinës

Përveç diabetit, në zhvillimin e akneve mund të ndikojë edhe prodhimi i insulinës në trup.

Forcon sistemin imunitar

Duke qenë se përmban edhe squfur, hudhra i jep trupit forcë shtesë për të luftuar viruset dhe problemet që ato shkaktojnë dhe një prej tyre janë aknet.

Të gjitha këto janë arsye të mjaftueshme pse hudhrën duhet ta përdorni për trajtimin e akneve dhe meqenëse bima është e lirë dhe lehtësisht e aksesueshme për të gjithë dhe përdoret nga zonjat e famshme në mbarë botën për të njëjtat qëllime, ia vlen të provoni fuqinë e saj.

Ja si ta përdorni hudhrën për të luftuar aknet

Shtrydhni pak hudhër dhe vendoseni në fytyrën tuaj – aty ku janë aknet. Lëngjet e hudhrës do të marrin masa menjëherë, do të shkatërrojnë mikrobet, do të zvogëlojnë inflamacionin dhe do të mbrojnë lëkurën nga problemet e reja. Sapo të ndjeni ndjesinë e djegies, hiqni hudhrën dhe shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Aplikoni kremin tuaj të preferuar për të parandaluar tharjen dhe bllokimin e poreve.

Pritini imët 4 thelpinj hudhër. Përziejini me një lugë kos, përhapeni në fytyrë dhe lëreni për disa minuta; më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore