Lajme

Lansohet E-testimi për patentë shofer – Durmishi thotë se do të eliminohet aferat korruptive


Zëvendësministri i mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka lansur të mërkurën E-testimin për patent shofer, përmes të cilit synohet eliminimi i aferave korruptive.

“Nuk ka më asnjë mundësi që përmes aferave korruptive të pajiset me patentë-shofer, pra eliminohet komplet faktori njëri”, ka thënë zëvendësministri i mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Sipas tij, ky projekt do të mundësoj që të zvogëlohen gabimet që kanë ndodhur në të kaluarën.

“Sot jemi këtu për ta lansuar një projekt në fushën e patentë-shoferëve, i cili ka filluar që një kohë të gjatë, mirëpo ky projekt për gjithë Kosovën, si një projekt në fushën e patentë-shoferëve, i cili do ta lehtësoje shumë punë në këtë njësi, në të njëjtën kohë do ta ulë kohën e pritjes për pjesën teorike të provimit për patentë-shofer”, ka deklaruar Durmishi.

Ai bëri të ditur se nga 5 janari do të fillojë implementimi i E-testimit në shtatë qendrat regjionale të Kosovës.

“Kjo është një reformë në njësinë e patentë-shoferëve, gjatë muajit dhjetor e kemi pas fazën testuese në gjitha qendrat regjionale dhe që në fillim të janarit do të fillojmë ne të gjitha shtatë qendrat regjionale që ta implementojmë në tërësi këtë projekt”, ka thënë ai.

Zëvendësministri i mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishi .

Sipas Durmishit kjo, “do t’i eliminojë gabimet teknike që do të kishin qenë në mënyrën sesi është praktikuar deri me tani”

Durmishi tutje ka përshkruar procesin se si do të realizohet provimet e kandidatëve.

“Kjo ka një rëndësi të madhe edhe për një arsye tjetër sepse tash e tutje faktori njëri pothuajse nuk është i pranishëm në pjesën teorike në provim, të gjithë kandidatët do të ulën para kompjuterëve, dhe në fund do ta kenë rezultatin dhe nuk kanë nevojë për të pritur rezultatin e testimit”.

Ndryshe, drejtori i patentë shofereve në Prishtinë në konferencë të përbashkët me Durmishin bëri të ditur se që nga viti 2016 ky projekt është në proces.

“Është filluar si projekt në vitin 2016, por tash është jetësu në të gjithë republikën e Kosovës, është periudhë e gjatë, por sot e kemi finalizuar”.

Më 22 korrik, ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka bërë të ditur se çmimi i paraqitjes së provimit për patentë shofer do të jetë 10 euro.

Ndërkaq, më herët çmimi për paraqitjen e provimit nga pjesa teorike dhe praktike për secilën kategori për patentë shofer ka qenë 20 euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore