Momente

Lamtumirë Fausto Gresini


Pak kohë pasi mbushi 60 vjeç, thuajse në vigjiljet e Krishtlindjes, Fausto Gresini, kreu i skuadrës Aprilla Racing Team Gresini MotoGP, si dhe një ndër legjendat e këtij sporti, është larguar nga jeta pas një beteje afërsisht prej dy muajsh me Covid-19, në spitalin e Imola-s [Itali].

Ndërsa gjendja e Gresini-t po rëndohej, atë e tranferuan në pavionin e specializuar për Covid, në spitalin e Bolonga-s. Aty qëndroi deri në fund të jetës.

Gjendja e tij pati ngritjet e uljet e veta – ndërsa ishte vënë në koma për t’u furnizuar me oksigjen (intubim), gjatë muajit janar Gresini shfaqi shenja përmirësimi dhe doktorët e nxorrën nga spitali.

Por gjatë muajit janar, Gresini-t iu rikthyer pneumonia dhe ashtu vazhdoi deri në fund të jetës së tij.

Herët mëngjesin e sotëm, ekipi Gresini njoftoi vdekjen e tij përmes një deklarate ku shkruhej:

“Asnjëherë nuk kemi dashur t’ju lajmërojmë dicka të kësaj natyre, mirëpo fatkeqsisht jemi të detyrar ta bëjmë. Afërsisht pas dy muajsh betej intensive kundër Covid-19, Fausto Gresini ka ndërruar jetë” – shkruan ekipi Gresini në ëebfaqen e tyre dhe përfundon me ngushëllimet ndaj familjes së Fausto-s – “E gjithë mbështetja e stafit Gresini, shkon te familja e tij: bashkëshortja Nadia dhe katër fëmijët e tij; Lorenzo, Luca, Alice dhe Agnes, si dhe gjithë atyre që patën fatin ta njohin e ta duan përgjatë gjithë viteve të jetës së tij”.

Arritjet e Fausto Gresini-t

Nga 1983 deri në 1994, Gresini garoi në kategorinë e motorave 125cc dhe fitoi botërorin 1985 dhe 1987 me Garelli-n [markë italiane motorash].

Veç dy titujve botëror, Gresini ka fituar 21 gara dhe ka hipur 47 hërë në podium.

 

Në 1997, pasi u tërhoq nga garat, Gresini themeloi ekipin që mori dhe emrin e tij. Në të njëjtin vit, Gresini mundësoi paraqitjen e parë të brazilianit Alex Barros me Honda-n. Barros nderoi spikatjen e Gresini-t duke fituar një vend në podium atë vit në Donington Park.

Ylli japonez Daijiro Kato fitoi titullin “Motoristi i Vitit” në 2001 me ekipin e Gresini-t. Performanca e tij e shkëlqyer e promovoi në MotoGP vitin pasardhës, në të cilin ai zuri dy podiume.

Pas aksidentit që solli vdekjen tragjike të Kato-s në garën e Suzuka-s të Japonisë për Çmimin e Madh (Grand Prix), Sete Gibernau fitoi katër herë me Gresini-n ndërsa konkuronte për vendin e dytë të renditjes së kampionatit.

Gibernau fitoi përsëri në 2004-ën, ndërsa Marco Melandri zuri vendin e nënkampion në renditjen e 2005-ës me Honda-n e Gresini-t – njëlloj si Gibernau një vit më parë.

Fitorja e fundit e ekipit Gresini erdhi më 2006 në garën e Estoril-it të Portugalisë – aty Toni Elia fitoi ndaj Valentino Rossi-t me vetëm 0.002 sekonda.

Për herë të parë në 2010, Elias arriti ta kualifikoj makinerinë Gresini në Botërorin e Moto2 dhe, në 2018-ën, Gresini Racing fitoi tiullin e tretë në Moto3 me protagonist Jorge Martin.

Gresini u nda nga Honda në 2015-ën, por u bë fabrika zyrtare e Aprillia-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore