Përballje

Lakers triumfojnë në ndeshjen e parë kundër Grizzlies, Clippers surprizojnë Suns


Los Angeles Lakers mposhti Memphis Grizzlies me një fitore 128-112 në ndeshjen e parë të raundit të parë të play-off-it të Konferencës Perëndimore.

Rui Hachimura shënoi 29 pikë nga stoli për Lakers-in si mysafir, të cilët janë në vendin e shtatë.

Shoku i skuadrës Austin Reaves shënoi 23 pikë, ndërsa yjet e Lakers Anthony Davis dhe LeBron James u kombinuan për 43 pikë.

Foto: AP Photo/Brandon Dill

Ylli i Grizzlies, Ja Morant, u largua nga loja me pak më pak se gjashtë minuta të mbetura në çerekun e fundit për shkak të një dëmtimi në dorë.

Morant u duk se ra rëndë në dorën e tij të djathtë pasi u përplas me Davis në ajër teksa po tentonte një ngulitje.

Pavarësisht mungesës së Morantit, nikoqirët shkuan në një ecuri 11-5 për të ulur deficitin në një pikë.

Por Lakers u përgjigj me një ecuri 15-0 për të përfunduar ndeshjen dhe për të marrë avantazhin e serisë.

Hachimura shënoi 11 nga 14 goditjet e tij, duke përfshirë pesë nga gjashtë nga tre pikëshi, për të ndezur Lakers, të cilët arritën në play-off pasi fituan një lojë play-in kundër Minesota Timberwolves.

Loja e dytë e serisë është gjithashtu në Memphis të mërkurën.

Në anën tjetër, Giannis Antetokounmpo u detyrua të largohej për shkak të lëndimit në çerekun e dytë pasi Milwaukee Bucks ranë në një humbje 130-117 nga Miami Heat. Antetokounmpo do të vlerësohet për të parë nëse ai mund të luajë në ndeshjen e dytë të serisë të mërkurën.

Jimmy Butler i Miami e përfundoi ndeshjen me 35 pikë, hera e 10-të që ai ka shënuar 35 pikë ose më shumë në një lojë play-off për Heat.

Kawhi Leonard shënoi 38 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime për të ndihmuar LA Clippers të fitojnë 115-110 ndaj Phoenix Suns.

Russell Westbrook pati një performancë fantastike po ashtu, i cili bllokoi Devin Booker-in për të shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes, i cili së bashku me Leonard, i dha fitoren e parë të këtij playoff-i, ekipit të Los Angelos-it.

Dhe Jamal Murray ndihmoi Denver Nuggets të ecnin drejt një fitoreje 109-80 ndaj Minesota Timberwolves me 24 pikë, tetë kërcime dhe tetë asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore