Sport

Lajm nga Paris-i, feston Madrid-i


Kylian Mbappe do t’i bashkohet Real Madrid-it sezonin e ardhshëm, me këtë raportim që ka ardhur nga dy gazetarët më të afërt me klubin madrilen.

Pas ndeshjes së mbrëmshme përballë Bayern-it, Mbappe dha një deklaratë që la hapësirë për shumë interpretim.

“Nuk dua të komentoj rreth vendim që kam marrë. Nuk dua që të gjithë të flasin rreth meje, por të fokusohen në fitoren tonë sonte. Skuadra është më e rëndësishme se unë”, tha Mbappe.

Josep Pedrelol, miku më i ngushtë i presidentit të Real Madrid-it, në emisionin e tij “El Chiringuito”, mbrëmë ka thënë: “Mbappë do të luaj për Real Madrid-in sezonin e ardhshëm, jam 100% i sigurt”.

Por, lajmi i ditës erdhi sot, nga Manu Carreno, drejtori i gazetës së famshme, Cadena Ser.

Një fakt interesant rreth Manu Carreno-s, është që ai poston lajme vetëm kur informacionet janë tërësisht të sakta.

Ai raporton që Mbappe i ka treguar PSG-së zyrtarisht që ai nuk do të rinovoj kontratën, duke iu kumtuar lajmin që sezonin e ardhshëm do të luaj për Real Madrid-in.

Pas katër refuzimeve të kontratës, Mbappe me sa duket më në fund ka marrë përgjigjen nga Mbappe.

Lajm nga Paris-i, feston Madrid-i. “Ndjekja” katër vjeçare e Mbappe-s, duke se po vjen në një fund të lumtur për madrilenët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore