Sport

Lajm i keq për Celtics dhe Heat, Butler e Tatum lëndohen në ndeshjen e tretë


Në pjesën e dytë të lojës mes Boston Celtics dhe Miami Heat, mysafirët kishin një avantazh.

Heat ishin duke kryesuar me 20 pikë epërsi, por më pas ndodhi një e papritur për ta.

Ylli i tyre, Jimmy Butler, u detyra që të largohej nga loja, pasi që pësoi një dëmtim në gjurin e tij.

Megjithatë, sipas raporteve mjekësore, Butler pritet që të rikuperohet në ndeshjen e katërt finale.

Por humbja e Jimmy-t i dha Boston Celtics kurajon për t’u rikthyer në lojë deri në çerekun e katërt, gjë që ishte kur i goditi tragjedia.

Dëmtim pësoi edhe ylli i Celtics, Jayson Tatum, i cili lëndoi shpatullën e djathtë. Pas ndeshjes u raportua se ai pati dhimbje të madhe dhe u largua.

Megjithatë, pak çaste më vonë ai u kthye në fushë, Tatum dukej sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Nuk dihej nëse ai e ka lënduar shpatullën dhe e ka vendosur përsëri në vendin e vet. Por ka gjithashtu një shans që ai të lëndojë diçka rreth asaj zone dhe të ketë nevojë për një infiltrim.

Humbja e lojtarëve të tyre më të mirë është diçka që as Celtics dhe as Heat nuk mund ta përballojnë.

Rezultati i mbrëmjes së do t’i japë skuadrës fituese një avantazh të madh për ndeshjen katërt, pasi do të kemi një seri 2:1 pavarësisht se kush do të marrë fitoren.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore