
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera rajonale, Miroslav Lajçak, ka takuar të enjten Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ndërsa ka vlerësuar pikëpamjet e presidentit shqiptar për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën patronazhin e BE-së.
“Kënaqësi të takohen me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Vlerësova pikëpamjet e tij për rajonin, dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çfarë do të sjellë integrimi evropian i rajonit. Mezi presim të vazhdojmë diskutimin tonë”, ka shkruar Lajçaku në llogarinë e tij zyrtare në platformën “X”.
Në kuadër të javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), përveç takimeve të tjera, kreu i shtetit shqipar ka takuar në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) edhe Emisarin Special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku është ravijëzuar roli i Shqipërisë në stabilitetin rajonal.
E në Nju Jork po qëndron edhe presidentja kosovare Vjosa Osmani e cila gjithashtu ka takuar diplomatin sllovak. Lajçaku ka pasur “bisedë të detajuar dhe të dobishme” me shefen e shtetit kosovar, veçanërisht në lidhje me ecurinë e procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e BE-së.
Lajçak, përmes një postimi në platformën “X”, ka njoftuar të mërkurën se me presidenten Osmani ka rënë dakord që t’i vazhdojnë diskutimet për avancimin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit (27 shkurt) dhe Aneksit të Ohrit (18 mars), ndonëse ka marrë një dyzinë kritikash nga Qeveria e Kosovës.
“Patëm një bisedë të detajuar dhe të dobishme me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për gjendjen e dialogut dhe rrugën përpara drejt avancimit të zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Ramë dakord të vazhdojmë diskutimin tonë”, ka shkruar diplomati sllovak të mërkurën.
BE-ja megjithatë i ka konsideruar “akuza të pabaza” pretendimet e autoriteteve kosovare për njënashmërinë e Lajçakut, ndërsa bashkësia e organizuar ndërkombëtare ka bërë me dije se pavarësisht këtyre “akuzave të pabaza”, terreni i kërkimit të madh për “shkakun e vetëm” dhe “formulën e zgjidhjes” vazhdon të mbetet Brukseli.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pritet të mbahet takimi për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ, rastet përfshijnë dhe Shqipërinë
-
Shehaj “po punon” për një alternativë të re politike
-
Nesër mblidhet Këshilli i Ministrave të Italisë, në rend dite edhe marrëveshja e emigrantëve me Shqipërinë
-
Komiteti i Bernës apel Shqipërisë për aeroportin e Vlorës në zonën e mbrojtur