
Emisari Special i Bashkimit Evropian(BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se delegacionet e të dy shteteve, në Bruksel kanë diskutuar për çështjen e targave, ku sipas tij, diskutimet sollën qartësi që potencialisht mund të sjellin rezultate.
Tutje, Lajçak ka dërguar mesazhe Kosovës dhe Serbisë që të punojnë për një rezultat final.
“Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë ardhur sot në Bruksel për takimin e katërt rreth çështjes së targave. Diskutimet sollën më shumë qartësi në lidhje me opsionet dhe rezultatet e mundshme”.
“I inkurajoj palët të vazhdojnë të punojnë për opsionet në funksion të afrimit të afatit”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Twitter.
Expert delegations of Kosovo & Serbia came to Brussels today for the 4th meeting of the WG on Licence Plates. Discussions brought more clarity about potential options & possible outcomes. I encourage them to continue working on options in view of the approaching deadline.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 28, 2022
Zhvillimet e fundit në dialog kanë treguar se Kosova është pala problematike në dialog në sy të BE-së, ose të paktën kështu ka thënë Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Bashkimin Evropian, Josep Borell.
Lajçak ishte takua në Bruksel të martën e 25 janarit me zëvendëskryeministrin e Kosovës të ngarkuar me dialog, Besnik Bislimin, me të cilin tha se pati një takim konstruktiv.
“I kënaqur për një takim konkret dhe konstruktiv për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi sot në Vjenë”.
“Mezi presim të vazhdojmë diskutimet tona javën e ardhshme në Kosovë”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Twitter.
Pleased about a concrete and constructive meeting on the way forward in the Dialogue on normalization of relations with First Deputy Prime Minister of Kosovo Besnik Bislimi today in Vienna. Looking forward to continuing our discussions next week in Kosovo. pic.twitter.com/sjzStOTkU4
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 25, 2022
Takimet e grupeve punuese parashihen në pikën e tretë të Marrëveshjes për Targat, të 30 shtatorit.
Dy pikat e para të realizuara ishin zhbllokimi i pikave kufitare në Jarinje dhe Bërnjak dhe tërheqja e Njësisë Speciale Operative (NJSO) të Policisë së Kosovës nga atje, si dhe mbulimi me stiker ngjitës simbolet shtetërore në targa.
Kjo marrëveshje ishte arritur pas Vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me targa ndaj Serbisë dhe dërgimin e NJSO-së për të mbikëqyrur zbatimin e vendimit.
Në kundërshtim të Vendimit të Qeverisë së Kosovës, serbët lokal dhe të mbështetur nga Beogradi dhe agjentët rus, për rreth dy javë kishin bllokuar rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.
Ndërsa zgjidhja për mbulesë e simboleve shtetërore në targa, është zgjidhje kalimtare dhe pika e tretë parasheh gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.
-
Millanoviç i reagon Serbisë për akuzat ndaj oficerëve kroatë: “Lojë me zjarrin që do t’i kushtojë Serbisë”
-
Ndërkohë që Quad-i po zhvillonte takimin, avionët luftarakë kinezë e rusë shfaqen në Japoni
-
SBASHK-u, shpreson në arritjen e marrëveshjes me Qeverinë
-
Ministri i Jashtëm turk viziton Izraelin – A po lihet pas e shkuara?
Lajmet kryesore
-
BRISK KUSHTETUTËS – Presidentja ka mundësi që ka bërë shkelje, duhej ta linte një zëvendësues
-
Ambasadori i MV-së në Shqipëri: Nuk duam të ndahemi në rrugëtimin evropian
-
Ndërkohë që Quad-i po zhvillonte takimin, avionët luftarakë kinezë e rusë shfaqen në Japoni
-
Shefi i BE-së në Kosovë nga Manastiri i Deçanit: “Të zbatohet vendimi i Kushtetueses”