Jetesë & Stil

Lady Gaga nis xhirimet e filmit “House of Gucci”


Ylli i muzikës, Lady Gaga, ka filluar xhirimet për filmin e ri, ku ajo do të luaj rolin e “vejushës së zezë”, Patrizia Reggiani, në dramën e ardhshme autobiografike të Ridley Scott.

Gaga, dukej elegante ndërsa u përgatit të filmonte skenat filmike për “House Of Gucci”, në xhirimet që zhvilloheshin në Romë të Italisë.

Këngëtarja, 35 vjeçare, dukej të ishte përshtatur në rolin e Reggianit, ku ndeshet me një martesë, divorc dhe komplot pasues i cili bëhet për ta vrarë ish-burrin Maurizio – një trashëgimtar i perandorisë së famshme italiane të modës.

Gaga kishte veshur një fustan të bardhë me dantella, një pelerinë në kombinim të fustanit si dhe taka me ngjyra të ngjashme me dekor të nuancës së zezë.

Super ylli kishte vënë në belin e saj një rrip kadifeje të zezë me një kopsë ari nga marka Zara.

Gaga përsosi pamjen e saj me një koleksion argjendarie prej ari që përfshinte vathë dekorativë dhe një gjerdan delikat.

Ndërsa, për flokët e saj të cilat momentalisht kanë ngjyrën brune, ajo u përkujdes që të dukeshin voluminoze e të fryra dhe po ashtu në fytyrë kishte vënë grim ekstravagant, duke përfshirë një shkëlqim të trashë të syve.

Ndërsa, Adam, aktori i caktuar në rolin e Maurizio Gucci, Adam Driver, kishte veshur një xhaketë blu, pantallona ngjyrë bezhë dhe këmishë.

Ndryshe, Gaga luan si “e veja e zezë” përballë burrit të saj brenda filmit, Adam, i cili është trashëgimtar i perandorisë së famshme italiane të modës, Gucci.

Filmi, i cili trajton komplotin e bujshëm të Reggiani për të vrarë ish-burrin e saj, bazohet në romanin “The House of Gucci” –  Një histori e bujshme e vrasjes, çmendurisë, magjepsjes dhe lakmisë shkruar nga autorja, Sara Gay Forden.

Reggiani, shpallet fajtore për pagimin e një njeriu rreth 300,000 euro, për vrasjen e burrit të saj, 46-vjeçar.

Burri i saj e kishte lënë atë për një grua tjetër 10 vjet më parë pasi i tha asaj se do të shkonte në një udhëtim të shkurtër biznesi, nga i cili nuk u kthye më.

E njohur për stilin e saj të jetës luksoze, Reggiani një herë tha: “Më mirë të qaj në Rolls sesa të jem e lumtur me biçikletë”.

Në vitin 2017 një gjykatë vendosi që Reggiani kishte të drejtë të merrte 900,000 dollarë amerikanë në vit nga pasuria e ish-burrit të saj dhe asaj iu dha një shumë e madhe prej 16 milion dollarësh për kohën e saj në burg.

Maurizio Gucci ishte nipi i Guccio Gucci, themeluesit të kompanisë së modës të bërë të famshme me logon e saj të dyfishtë të shkronjës “G”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore